Lajme
Intensifikohen përpjekjet| I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme në Serbi
Demokracia
21:58 | 05 Maj 2022

Share:

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Beograd. Kështu kanë konfirmuar sot për Tanjug nga Presidenca e Serbisë, transmeton Demokracia.com.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë që kur u emërua i dërguar i posaçëm në fillim të marsit, me vendim të Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok.

Nuk është bërë e ditur nëse Sarrazin do ta vizitojë edhe Kosovën.

Vizita e Sarrazinit është në vazhdën e përpjekjeve të reja të Gjermanisë dhe BE-së për intensifikimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në kuadër të këtij ritmi të ri ishte edhe vizita e djeshme e Kurtit dhe Vuçiqit në Berlin dhe takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, si dhe emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. /Demokracia.com/

Të ngjashme