Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dysh për të krijuar një rajon të kontrolluar nga Moska pasi dështoi të marrë nën kontroll të gjithë vendin,
Kështu ka bërë të ditur kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Kyrylo Budanov tha në një deklaratë se Rusia po kërkon të “krijojë Korenë e Veriut dhe Jugut në Ukrainë”, duke shtuar se vendi i tij së shpejti do të nisë një luftë guerile në territorin e pushtuar nga Rusia./Demokracia.com/