Lajme
Inteligjenca ukrainase: Putini u zëvendësua nga dubluesi në Iran (Video)
Demokracia
18:57 | 23 Korrik 2022

Share:

Një dublues i presidentit rus, Vladimir Putin, mund të jetë përdorur për ta zëvendësuar atë në samitin e kësaj jave në Teheran, sipas kreut të inteligjencës ukrainase.

Ecja e çuditshme pas zbritjes nga aeroplani në Iran, sipas ukrainasve, dallonte shumë në krahasim me ecjet e zakonshme të Putinit.

Sipas mediumit “1+1” në Ukrainë, kryespiuni ukrainas, Kyrolo Budanov, ka hedhur dyshime bazuar në një video. “Ju lutem shikojeni momentin e largimit të Putinit nga aeroplani. A është ai Putini?” ka pyetur Budanov.

Vizita e liderit rus në Teheran, ku u takua me lidershipin e Iranit, plus presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, mori vëmendjen e botës. Ishte vetëm hera e dytë që Putini u pa në publik, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pesë muaj më parë.

Në një video nga vizita në Iran, Erdogani e kishte lënë Putinin ta priste në takim. Sjellja e rusit të sikletosur para mediave mori vëmendjen e gazetarëve. Megjithatë, për këtë video, nga Ukraina s’ka pasur zëra se mund të jetë dubluesi i Putinit.

Para dy vjetësh, Putini pati pranuar se zyrtarët rusë ia kanë shprehur qëllimin për të përdorur dublues, por ai pati thënë se e kishte refuzuar idenë. Këshilla, sipas tij, pati ardhur në fillim të viteve 2000 kur Rusia kërcënohej nga sulmet terroriste.

Dublues për liderë kanë përdorur ish-krerë të Kremlinit, përfshirë Josef Stalinin e Leonid Brezhnevin, shkruan “DailyMail”.

Së fundmi, edhe shefi i CIA-s amerikane, William Burns, përgënjeshtroi raportimet e deritashme se ka informata se Putini është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të ngjashme