Lajme
Inteligjenca egjiptiane informoi për sulmin Izraelin
Demokracia
08:32 | 11 Tetor 2023

Share:

Raportet në mediat izraelite raportojnë se inteligjenca egjiptiane paralajmëroi zyrtarët e Tel Aviv-it për një sulm të afërt nga grupi militant Hamas. Gjatë natës, Izraeli vazhdoi ofensivën e tij ajrore duke goditur portet në të gjithë Gazën dhe SHBA thuhet se kërkon të hapë një korridor humanitar përmes Egjiptit.

Nga ana tjetër sipas raportimeve rezulton të jenë goditur 80 objektiva terrorist të Hamasit dhe janë lokalizuar disa grupe stërvitore të terroristëve, raportohet në media.

Militantët e Gazës kanë sulmuar me raketa Izraelin mëngjesin e së shtunës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.

Të ngjashme