Rusia po lëviz forcat rezervë nga i gjithë vendi dhe po i grumbullon ato pranë Ukrainës për operacione të ardhshme sulmuese, tha sot inteligjenca ushtarake britanike, transmeton Demokracia.com.
Në raport thuhet se bëhet fjalë për njësi të reja të këmbësorisë që përdorin mjete të blinduara të tipit MT-LB, të cilat janë marrë nga magazinimi afatgjatë.
Inteligjenca britanike thotë se Rusia i ka konsideruar prej kohësh automjete të tilla të papërshtatshme për operacionet mbështetëse të këmbësorisë.
Pavarësisht pretendimeve të fundit nga presidenti rus Putin, i cili tha se ushtria ruse “as nuk është nisur” në Ukrainë, shumica e përforcimeve janë mbledhur ad hoc dhe janë pajisur me pajisje të vjetruara ose të papërshtatshme, sipas inteligjencës britanike. /Demokracia.com/
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 9 July 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/xebTKaaF6c
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/Jn4rNBOp5s
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) July 9, 2022