Lajme
Inteligjenca britanike: Rusia duket se po përgatitin forcat ajrore për ofensivën e ardhshme
Demokracia
10:07 | 11 Prill 2023

Share:

Rusia mund të përgatitet të rikonsolidojë forcat e saj ajrore pasi pësoi viktima të shumta në nëntë muajt e parë të luftës, ka thënë inteligjenca britanike.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së madhe vuri në dukje se mediat ruse raportuan transferimin e sistemeve të raketave të shumëfishta termobarike TOS-1A tek forcat ajrore ruse (VDV).

“TOS-1A shumë shkatërrues, të cilin Rusia e cilëson si një ‘flakëhedhës i rëndë’, zakonisht operohet nga trupat e specializuara ruse të mbrojtjes kimike, biologjike dhe radiologjike në Ukrainë dhe nuk ka qenë më parë i lidhur zyrtarisht me VDV”, njoftoi ministria.

“Transferimi ka të ngjarë të tregojë rolin e ardhshëm të VDV-së në operacionet sulmuese në Ukrainë”, shtuan ata.

“Kjo ka të ngjarë të jetë pjesë e përpjekjeve për të rindërtuar VDV pasi pësoi viktima të shumta në nëntë muajt e parë të luftës”, tha ndër të tjerash inteligjenca britanike.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima tek civilët.

Të ngjashme