Lajme
Inteligjenca britanike: Askush nga rrethi i ngushtë i njerëzve të besueshëm të Putinit, nuk i ka dërguar fëmijët në luftë
Demokracia
10:09 | 12 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin më të fundit për luftën në Ukrainë, ka dhënë detaje për humbjet e rusëve.

Ata madje dhanë detaje për rajonet nga vijnë viktimat. Britanikët kanë konstatuar se numri i viktimave, në mënyrë drastike dallon nga njëri rajon në tjetrin.

“Në raport me numrin e banorëve, qytetet më të pasura të Rusisë si Moska dhe Shën Petersburgu kanë mbetur relativisht të paprekura. Në fjalë tjera, shumë pak njerëz kanë humbur jetën nga qytetet e mëdha, pasi nga këto qytete ka shumë pak të mobilizuar”, u tha në raportin e britanikëve.

Sipas inteligjencës britanike, vlen të theksohet se të paprekura janë familjet e elitës politike dhe shtetërore të Rusisë.

“Më 21 shkurt 2023, zyrtarë të lartë rusë mbushën dy rreshtat e parë të audiencës gjatë fjalimit të presidentit Vladimir Putin për gjendjen e kombit. Asnjëri prej tyre nuk dihet se ka fëmijë që shërbejnë në ushtri”, shkruajnë britanikët.

“Në shumë rajone në lindje të Rusisë, shkalla e vdekshmërisë me gjatë është mbi 30 herë më e lartë sesa në Moskë. Diku pakicat janë më të goditurat, në Astrahan  75 për qind vijnë nga pakicat kazake dhe tarare”, kanë thënë për fund nga inteligjenca britanike.

Të ngjashme