Lajme
Intelektualja serbe kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës: Ato s’duhej të vendoseshin nga BE-ja
Demokracia
14:09 | 29 Qershor 2024

Share:

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkut për të drejtat e njeriut në Serbi, ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë për KP-në, ku ka folur për shumë tema.

Intelektualja veterane serbe ka folur edhe për çështjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

Kur është pyetur rreth masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, Biserko ka kërkuar që ato të largohen.

“Po sigurisht, ato nuk duhej të vendoseshin në radhë të parë, sepse kjo është diçka që në dukje është e kënaqshme për Serbinë, sepse shpreson të fitojë Serbia për integrimet euroatlantike. Unë nuk shoh përparim në atë mënyrë, sepse Serbia gjithmonë pretendon se është në rrugën drejt BE-së, por shoh vetëm deri në atë pikë që mund të përdorë fondet që janë në dispozicion për rajonin”, ka thënë Biserko.

Të ngjashme