Sport
“Intelektualët” përkujtojnë ish-presidentin e Dritës në përvjetorin e dhjetë të vdekjes
Demokracia
15:00 | 19 Shtator 2022

Share:

Tifogrupi i Dritës së Gjilanit, “Intelektualët” kanë përkujtuar ish-presidentin e ndjerë, Selami Osmani – Bezin.

Ky përkujtim i “bardhekaltërve” vjen në përvjetorin e dhjetë të vdekjes së Selami Osmanit, shkruan Demokracia.com.

“Intelektualët” në faqen zyrtare në Facebook kanë shkruar se “Bezi” mbetet i pazëvendësueshëm për ta, ndërsa kanë shtuar se klubi që ai dha shumë për të dikur, është në duar të sigurta dhe po vazhdon synimet madhore.

Postimi i plotë:

10 vite pa presidentin tonë të përjetshëm, pa figurën ikonike të qytetit dhe klubit, Selami Osmanin!

President, vitet ikin, por kujtimet mbeten. Mbeten dhe nuk harrohen kurrë, sepse ti i bëre të paharrueshme të gjitha momentet, periudhën dhe kohën tonë së bashku. President, nuk do të harrojmë asnjëherë, jo vetëm për sukseset dhe arritjet e mëdha të Dritës me Ty, por edhe për dashurinë tënde të pashterrshme ndaj klubit dhe tifozërisë, ku edhe sot rrugëve të qytetit me nostalgji i kujtojmë shumë sakrifica që Ti kurrë nuk i kurseve për klubin e vetëm në qytet, klubin më të madh në vend.

President, edhe sot një dekadë pa Ty, Ti me të vërtetë je i pazëvendësueshëm, por ne besojmë shumë se shpirti yt po pushon i qetë në paqe, teksa klubi yt i zemrës, Krenaria e Qytetit, po e shpërblen mundin tënd, duke vazhduar me hapat e kampionit, tashmë edhe në arenën evropiane, në krye me dy presidentë shumë të suksesshëm dhe të respektuar, si Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku.

Ne do të mundohemi gjithmonë, sa të ketë jetë, që rrugëtimin dhe amanetin tënd t’a qojmë deri në fund. DRITA të shëndrrisë si në kohën tënde, DRITA të jetë kampione si në epokën tënde, sepse ndryshe nuk guxon të ndodhë!

Selami OSMAN ~ DRITËS i mungon

Selami OSMAN ~ DRITA Kampion./Demokracia.com/

Të ngjashme