Sport
“Intelektualët” me veprim shembullor, ndihmojnë 14 familje nevojtare për festën e Bajramit
Demokracia
17:41 | 30 Prill 2022

Share:

Tifogrupi i Dritës, “Intelektualët” kanë vazhduar iniciativën e tyre për të ndihmuar familjet nevojtare para çdo feste.

Tifozeria “bardhekaltër” kësaj radhe, në prag të festës së Fitër Bajramit kanë ndihmuar 14 familje në nevojë në qytetin e Gjilanit, raporton Demokracia.com.

Ata u kanë dërguar gjëra ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera 14 familjeve në fjalë.

Lajmin e bënë të ditur vetë tifogrupi përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Sot u ndihmuan 14 familje për nder të festës se Fitër Bajramit. Faleminderit të gjithë tifozëve që kontribuan në iniciativën tonë që është bërë tanimë tradicionale”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të “Intelektualëve”.

“Intelektualët” përveç që njihen si një nga tifozeritë më të zjarrta në Kosovë, ata njihen për iniciative humane, sikur kjo sot në Gjilan. /Demokracia.com/

Të ngjashme