Sport
“Intelektualët” japin detaje rreth udhëtimit të madh drejt Prishtinës për ndeshjen me Antwerp
Demokracia
15:50 | 27 Korrik 2022

Share:

Tifogrupi i Dritës “Intelektualët” kanë dhënë detaje rreth udhëtimit të madh në drejtim të Prishtinës për ndeshjen e kthimit kundër Royal Antwerp, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Drita dhe Antwerp do të përballen të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e cila pritet të jetë e mbushur plot me tifozë, shkruan Demokracia.com.

Tifogrupi gjilanas ka njoftuar anëtarët se grumbullimi i tyre para udhëtimit do të mbahet nga ora 17:30 tek salla e sporteve “Bashkim Selishta” teksa rrugën për kryeqytet do ta marrin nga ora 18:00.

Tifozët “bardhekaltër” do të vendosen në sektorin e veriut të stadiumit nga ku do të përkrahin ekipin e tyre të zemrës.

Njoftimi i plotë:

Nesër shkojmë n’Prishtinë!

Ndeshja e madhe erdhi. Na ndan vetëm një ditë, nga një tjetër faqe e historisë, për familjen dhe komunitetin tonë Bardhë dhe Kaltër. Nesër udhëtojmë masivisht drejt kryeqytetit, në mbështetje të Dritës tonë të madhe, që do të shëndritë përsëri.

Mblidhemi në ora 17:30 te salla e sporteve, nga ku nisemi në ora 18:00 për te stadiumi ‘Fadil Vokrri’. Lusim të gjithë tifozët të respektojnë oraret.

Vazhdon edhe shitja e biletave, në dy lokacione. Për ata që ende nuk e kanë blerë biletën, ju rikujtojmë se Intelektualët vendosen në tribinën veriore!

Intelektualët kërkojnë impenjim të plotë nga të gjithë antarët dhe tifozët në ditën e ndeshjes, për një përkrahje të zjarrtë ndaj klubit dhe një paraqitje sa më dinjitoze në nivelet evropiane. Të bashkuar, nuk do e ndalim këngën për më shumë se 90 minuta!

FC DRITA – Royal Antwerp

E Enjte, ora 20:00

⚪️ Jetojmë Për Ty ~ Fito Për Ne./Demokracia.com/

Të ngjashme