Lajme
Instituti për Studimin e Luftës: Moska dëshiron të zbrazë Kharkiv-in dhe ta sulmojë
Demokracia
12:47 | 23 Prill 2024

Share:

Rusia ka intensifikuar sulmet dhe operacionet propagandistike për të shkatërruar Kharkiv-in dhe për të bindur banorët të largohen.

Këtë, duke krijuar miliona njerëz të zhvendosur brenda vendit, në funksion të një operacioni të mundshëm sulmues në të ardhmen kundër qytetit ose gjetkë në vend.

Kështu ka shkruar në faqen e internetit Instituti për Studimin e Luftës (ISW).

Rusët po përfitojnë nga aftësitë e kufizuara të mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe tensioni i shtuar në Ukrainë, teksa presin ndihmën ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komentojnë ekspertët e qendrës së studimit amerikan.

Për më tepër, makina e propagandës së Kremlinit po shfrytëzon shqetësimet për një operacion të ardhshëm ofensiv rus kundër Kharkiv-it në një përpjekje për të krijuar panik midis ukrainasve.

ISW veçon sulmin rus të djeshëm në një antenë televizive në Kharkiv, çka ndërpreu transmetimet në zonë, duke theksuar se media shtetërore ruse dhe blogerët ushtarakë e justifikuan sulmin duke pretenduar se forcat ukrainase kishin instaluar antenë për komunikim dhe koordinim të papërcaktuar të mbrojtjes ajrore.

Kremlini, përfundon grupi i ekspertëve, mund të dëshirojë të kujtojë sulmin ndaj Kievit në vitin 2022 dhe javët e para të pushtimit për të krijuar panik në mesin e popullatës.

Të ngjashme