Lajme
Instituti “Octopus”: Thirrja për “ushtrime të rregullta” për rezervistët në Serbi kur Vuçiqi po përballet me protesta masive, rrezik për Kosovën
Demokracia
21:56 | 23 Maj 2023

Share:

Përveç propagandës së ashpër serbe të Aleksandar Vuçiqit kundër Kosovës (me më shumë se 3,000 tituj për luftë në Kosovë në 10 vitet e fundit), Ministria e Mbrojtjes së Qeverisë së Serbisë, ditët e fundit kanë lëshuar “zarfa të kaltër” , për të ashtuquajturën “ushtrim të rregullt ushtarak” për pjesën rezervë të ushtrisë së Serbisë.

Kështu së paku njofton Instituti “Octopus”.

“Rrjedhimisht, gjersa, pushteti i Vuçiqit po përballet me protestat më të fuqishme qytetare, thirrja në të ashtuquajturat “ushtrime të rregullta”, përbën kërcënim për Kosovën”, vijon njoftimi i “Octopus” i shpërndarë nga eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

“Propaganda i ka shërbyer si armë e fuqishme Hitlerit për strategjinë ekspansioniste ushtarake. Në anën tjetër, mediat e kontrolluara ruse, me vite të tëra propaganduan kundër Ukrainës, deri në agresionin ushtarak”, vijon tutje njoftimi.

Sipas Oktopus, kjo bëhet edhe më shqetësuese, duke marrë parasysh që si rusët, ashtu edhe vëllezërit e tyre serbë, në prag të rrezikimit të pushtetit, nisin konflikte të reja.

“Historia është mësuese e mirë e praktikës”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme