Lajme
Instituti Hidrometerologjik paralajmëron vërshime të shpejta në këto zona të Kosovës
Demokracia
19:31 | 22 Janar 2021

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar që si rezultat i reshjeve të shiut që do mbizotërojnë në Kosovë përgjatë së shtunës, mund të ketë rrezik për vërshime të shpejta.

IHMK një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, teksa ka përmendur edhe zonat të cilat rrezikohen.

“Reshjet të cilat pritet të fillojnë nga datë 23/01/2021, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta”, thuhet në njoftim.

Tutje, ata kanë ndërlidhur edhe linkun me të cilin mund të përcjellët vlerat ujore nëpër zonat e Kosovës, të përditësuara çdo katër orë.

Të ngjashme