Lajme
Institucionet e shtetit mbi 82 mijë euro dëme, afër 25 mijë euro nga protestat e dhunshme
Demokracia
10:05 | 04 Korrik 2022

Share:

Institucionet e Kosovës nga viti 2017 e deri më tani kanë pësuar dëme të ndryshme. Muret, xhamat e pajisjet e tjera janë prishur e thyer edhe nga protestat që organizonte Vetëvendosje sa ishte në opozitë, e cila tash është në pushtet.

Ndërtesat dhe objektet qeveritare janë shkatërruar dhe dëmtuar gjatë viteve të fundit.

Sipas një raporti që ka siguruar Demokracia.com, shihet se dëmet në institucionet e shtetit janë mbi 82 mijë euro.

Dëshmitë e siguruara tregojnë se dëmet më të mëdha në institucione ishin në vitin 2020, ku kanë arritur në mbi 32 mijë euro.

Ndërsa, në protestat e Vetëvendosjes në vitet 2017 dhe 2018, dëmet kanë shkuar në afro 25 mijë euro.

“Dëmet e shkaktuara gjatë viteve dhe vlera e dëmeve nëpër vite. Gjatë vitit 2017 janë shkaktuar 9 mijë e 39 euro. Gjatë vitit 2018 janë shkaktuar 15 mijë e 114 euro. Gjatë 2019 janë shkaktuar 10 mijë e 265 euro. Në vitin 2020 dëmet kanë pësuar institucione në vlerë prej 32 mijë e 44 euro. Kurse gjatë vitit 2021 llogaritet se dëmet janë 16 mijë e 654 euro”, thuhet në këtë dokument, raporton Demokracia.com.

Rrezikohen institucionet e shtetit, Xhelal Sveçlës i dështon tenderi për sigurinë e tyre – Demokracia

Ditë më parë, Demokracia.com ka raportuar se Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender për sigurimin e këtyre objekteve, por që i ka dështuar tenderi.

Sipas dosjes për këtë tender të shpallur nga MPB kanë konkurruar dy kompanitë “Sigma” dhe “Scardian”. Kompania e parë ka ofruar një çmim prej 80 mijë e 500 euro. Derisa kompania e dytë ka shkuar me një çmim ekstrem të lartë, prej 500 mijë e 886 euro.

Ministria për këtë tender ka parishikuar që t’i shpenzojë fiks 70 mijë euro.

Por, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë edhe një lutje ndaj kompanive, që kanë pasur marrëveshje për sigurim të institucioneve, duke ju thënë që ta shtyjnë datën e ofertimit.

Kjo lutje ka të bëjë me sigurimin ndaj sulmeve terroriste.

“Duke qenë se për riskun e terrorizmit në vlerat e përcaktuara ne  dokumentet e tenderit, është i domosdoshëm mbulimi në ri-sigurim  dhe polica ekzistuese përfundon ne date 06.10.2022, do t’ju luteshim  te shtynit datën e ofertimit për arsye se risiguruesit mund te japin  kuptim zyrtar vetëm 30 -40 ditë përpara përfundimit të polices ekzistuese”, thuhet në kërkesën e MPB.

Mirëpo, përgjigje e kompanive ka qenë e prerë, duke thënë se refuzohet kjo kërkesë. “Refuzohet kërkesa për shtyrje të afatit”.

Ministri Sveçla përmes këtij tenderi ka kërkuar që institucionet të sigurohen edhe nga protestat dhe demonstratat, në të cilat edhe vetë ka marrë pjesë në kohën sa ka qenë në opozitë.

“Sigurimi i ndërtesave të Qeverisë” sipas MPB duhet nënkuptuar ofrimin e sigurimit të ndërtesave me të gjitha pjesët përbërëse të saja si që janë:

  1. a) pjesët – pajisjet strukturore në të gjitha nivelet :

–           themelet,

–           muret e bodrumit,

–           muret e ndërtesës, muret e fasadës strukturale të ndërtesës, muret që e rrethojnë ndërtesën,

–           dyshemetë,

–           tavanet,

–           kulmet,

–           dyert,

–           dritaret,

–           xhamat,

–           rrethojat pavarësisht nga çfarë janë te ndërtuara si dhe laurat dhe pikat e sigurimit dhe kontrollit  etj.

  1. b) Thyerja e xhamave të dritareve në të gjitha rastet duke  përfshirë, demostaratat,  protestat etj.
  2. c) Pajisjet dhe instalimet e montuara në kuadër të ndërtesës si :

– Sigurimi i fasadave në ndërtesat e siguruara    – Sigurimi i rrethojave të objekteve    – Sigurimi i instalimeve në ndërtesa   – Sigurimin e pajisjeve për  furnizim me energji elektrike  – Sigurimin e pajisjeve për furnizim me energji termike   – Sigurimin e pajisjeve për furnizim me ujë dhe kanalizim      – Sigurimin e pajisjeve për sistemet e monitorimit    – Sigurimi i pajisjeve dhe sistemet për furnizim, komandim dhe automatizimi ne ndërtesa      – Sigurimin e pajisjeve ne sistemet dhe materialet e ndërtimtarisë.

DOKUMENT| Ja sa milionë euro kanë vlerë të gjitha objektet e institucioneve qendrore të Kosovës – Demokracia

Demokracia.com po ashtu ka raportuar se  vlera e të gjitha objekteve që janë të vendosura në institucionet e Kosovës nuk është me e lartë se 100 milionë euro.

Sipas të dhënave që ka siguruar  shihet sa vlen çdo institucion shtetëror.

Siç është treguar në këtë dokumentacion, vlera e 82 objekteve në listë kanë vlerën e 94 milionë e 517 mijë e 227 euro.

Këto objekte si Ndërtimtari dhe Arkitekturë është thënë se kanë vlerën e mbi 76 milionë eurove. Kurse vlera e tyre për  Sisteme-Pajisje-Elektromakineri është thënë se kap shumën 12 milionë e 651 mijë euro. Ndërkaq, inventari dhe dokumentacioni në të gjitha institucionet e shtetit është vlerësuar më një shumë të parave prej 5 milionë  843 mijë e 562 euro./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 24 Prill 2024