Auto&Tech
Instagrami teston kthimin e të gjithë videove në Reels
Demokracia
19:57 | 01 Korrik 2022

Share:

Përpjekjet e Instagramit për të konkurruar me TikTok po rriten me lëvizjen e fundit nga platforma e blogjeve.

Sipas një “screenshoti” që Matt Navarra e postoi në Twitter, Instagram-i ka filluar që të testoj kthimin e çdo videoje të postuar në Instagram në Reels, në mënyrë që të arrijë një audiencë më të madhe në Instagram dhe Facebook.

Në një e-mail të dërguar për TechCrunch, një zëdhënës i Meta shkroi: “Ne po e testojmë këtë veçori si pjesë e përpjekjeve tona për të thjeshtësuar dhe përmirësuar video eksperiencën në Instagram”.

Instagram Reels për herë të parë u bë e qasshme në SHBA në gusht të vitit 2020, dhe shihet se ka një angazhim në përdorimin e Reels, format i videove të shkurta.

Në screenshot shihet mesazhi i Instagram, ku shkruhet “Videot tani shpërndahen si Reels”. Instagram shpreson se me kthimin e të gjitha videove në Reels, videot mund të kenë një ndërveprim më të madh, efektet e videove janë të qasshme, muzika do të mund që t’u bashkëngjitet videove, dhe videot mund të ripërzihen në Reels-at e ri.

Ky ndryshim është vetëm në fazën e testimit, dhe nuk dihet se sa do të zgjasë. Gjithashtu nuk është e qartë se çka do të ndodhë me videot ekzistuese që janë publikuar në Instagram, dhe se a do të mund që të postohen videot me kohëzgjatje prej 10 minutash, apo ato me 60 minuta tek disa përdorues të verifikuar.

Vitin e kaluar, kreu i Instagram Adam Mosseri, tha se Instagram “nuk sihte më një aplikacion ku mund të shpërndash foto” dhe se kompania ka ndërruar fokusin drejt “kreatorëve, videove, blerjeve dhe mesazheve”.

Të ngjashme
Auto&Tech • 17 Prill 2024