Auto&Tech
Instagram tani i lejon të gjithë personat të shpërndajnë një link përmes stories
Demokracia
10:40 | 30 Qershor 2021

Share:

Instagram ka limituar gjithmonë personat që kanë më pak se 10 mijë followers, të postojnë linka swipe up në Instagram stories.

Megjithatë kompania ka vendosur të zhvillojë një testim që do të heqë këto limitime për të gjithë përdoruesit, jo më në formën e swipe-up por nëpërmjet përfshirjes së një sticker-i që ju drejton në një link të caktuar.

Për momentin testimi po kryhet në një shkallë mjaft të vogël dhe drejtuesi i produktit në Instagram, Vishal Shah tha se kompania po mundohet të mësojë se si njerëzit mund të përfitojnë nga ky shërbim. “Stickers i përshtaten më tepër mënyrës se si njerëzit e përdorin këtë platformë në krahasim me swipe-up links” tha ai. Vishal shtoi gjithashtu se Instagram vlerëson stickers-at që do të drejtojnë në një link si sistemin e së ardhmes.

Mirë do të ishte që të kishim mundësinë e përfshirjes së këtyre stickers dhe në postimet në feed, mirëpo platforma duket se nuk e ka ndërmend ofrimin e një shërbimi të tillë, kështu që do të na duhet të mjaftohemi me stickers në stories.

Ky testim duket sikur i drejtohet personave të cilët janë mjaft të ndjekur në këtë platformë, por kësaj here nuk do të ketë më vetëm persona të “privilegjuar” që do të përdorin këtë shërbim (swipe-up links në stories aktualisht kërkon që përdoruesi të ketë të paktën 10,000 ndjekës për t’u aktivizuar, ndërkohë që shërbimi i ri mund të përdoret nga të gjithë).

Të ngjashme