Auto&Tech
Instagram mohon përdorimin e algoritmeve
Demokracia
15:37 | 09 Qershor 2021

Share:

Drejtuesi i Instagram, Adam Mosseri, deklaroi përmes një postimi në blog se shumë përdorues kanë një koncept të gabuar se kompania përdor “Algoritmin” për të vendosur se kush postim do të shfaqet në feed.

Në të vërtetë, Instagram përdor një shumëllojshmëri proçesesh dhe algoritmesh. Feed-i ku shfaqen postimet e reja, seksioni Explore që tregon përmbajtje nga personat që ju nuk i ndiqni dhe seksioni i videove Reels përdorin algoritme të veçanta për të vendosur përmbajtjen që shfaqet.

“Njerëzit kërkojnë të shikojnë Stories të miqve të tyre më parë, por në Explore ato kërkojnë të shohin diçka krejt të re. Ne i rendisim në mënyrë të ndryshme seksionet në aplikacion, bazuar në mënyrën se si përdoruesit i përdorin ato.” tha Mosseri.

Më parë, përdoruesit dhe organizata të ndryshme, ku një ndër to ishte dhe Center for Countering Digital Hate, thonin se algoritmi i Instagram mund të shpërndajë informacione të gabuara ose të censurojë disa përmbajtje. Një tjetër organizatë e quajtur Algorithm Watch, zbuloi se  26 përdorues vullnetarë që hapën një adresë të re në Instagram, u “bombarduan” nga fotot gjysmë-nudo.

Kur kjo platformë u krijua në 2010, postimet renditeshin sipas një rendi kronologjik. Tashmë algoritmet e ndryshme shfaqin përmbajtjet “më të rëndësishme” fillimisht.

Të ngjashme