Inspektori i Sigurisë nukleare dhe mbrojtje nga rrezatimi, Fadil Hasani ka dhënë dorëheqje nga pozita e inspektorit në Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore në kuadër të Zyrës së kryeministrisë.
Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas 14 vjetësh.
Demokracia.com ka siguruar dokumentin e lirimit të tij nga detyra, pasi që ka paraqitur dorëheqjen me shkrim për lirim nga detyra.
Ai e kanë lënë punën për arsye financiare, pasi rroga e tij bruto ka qenë 600 euro, ndërsa ka kaluar si profesor universitar.
Ndryshe, Hasani ushtronte pozitën e inspektorit për Siguri Nukleare dhe Mbrojtje nga rrezatimi, pranë Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga rrezatimi dhe Siguria Nukleare e cila Agjenci funksionon në kuadër të Zyrës së kryeministrit.
Hasani ishte zyrtari i parë i Kosovës nga kjo fushë që nga viti 2008.