Lajme
Inspektorët në pikat kufitare, Kosova kërkon në WB6CIF reciprocitet me Serbinë
Demokracia
16:17 | 15 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Lulzim Rafuna prej dy muajsh është zgjedhur kryetar i Bordit të Forumit Investuese të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

Ai në emisionin Portofol në Klan Kosova FM ka thënë se është duke punuar që bizneseve kosovare t’u jepen qasje në grante e kredit të buta nëpër institucione financiare.

Rafuna që drejton Odën Ekonomike të Kosovës thekson se në forumin WB6CIF,  ka një klimë të mirë bashkëpunuese. Megjithatë ai përmend një telashe që ekziston me Serbinë e për të cilën është duke u punuar të zgjidhet.

“Ngritja e zërit për eliminimin e barrierave për bizneset tona, që lidhet me eksportin me Serbinë. Në takimin e radhës do të shohim nëse janë tejkaluar, por nëse nuk eliminohen do ta ngritim në nivel qeverish”.

“Bizneset nga Kosova nuk mund të eksportojnë atje ngasë inspektorët serbë nëpër pikat kufitare punojnë vetëm dy ditë gjatë javës, derisa inspektorët e Kosovës 24/7. Ne jemi për t’i eliminuar të gjitha barrierat me të gjitha vendet e rajonit”.

“Kështu që kemi thënë që edhe ju duhet si ne, ose edhe ne do të veprojmë si ju, si masë reciprocitetit”.

Gjithë kjo sipas Rafunës ndodhë për shkak të një vendimi politik të marrë nga Beogradi.

Të ngjashme