Lajme
Inspektorët dhe Policia e Kosovës ndërhyjnë në lagjën Dardania, po bëheshin renovime pa leje
Demokracia
14:00 | 08 Korrik 2021

Share:

Inspektorët e Ndërtimit dhe Policia e Kosovës sot kanë ndërprerë disa renovime në një objekt banesor në lagjën Dardania në Prishtinë.

Nga kjo komunë, përmes një postimi në Facebook, kanë bërë të ditur se për këtë veprim, nuk ka pasur leje përkatëse.

“Kompania e kontraktuar nga Komuna do ta bëjë muratimin e asaj pjese, kurse shpenzimet do t’i barten palës!”, thuhet në njoftimin e komunës.

Shkrimi i plotë:

Inspektorët e Ndërtimit bashkë me Policinë e Kosovës, organizuan sot aksion në lagjen Dardania.

Në rastin në fjalë, pala pas renovimeve të brendshme në objekt banesor, i ka dëmtuar e rrënuar muret e përdhesës së objektit kolektiv – pa leje përkatëse.

Inspektori i zonës ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore me kohë, si ndërprerjen e punimeve, shqiptimin e gjobës, dhe vendimin që obligon palën për ta rikthyer objektin në gjendjen e mëparshme. Meqë pala nuk ka përfilluar vendimet e urdhëresat e inspektorit, dhe ka vazhduar me punime, ndaj tij është inicuar edhe kallëzim penal.

Kompania e kontraktuar nga Komuna do ta bëjë muratimin e asaj pjese, kurse shpenzimet do t’i barten palës!./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/4477556905622831

Të ngjashme