Lajme
Inspektorati në Podujevë dënon të gjitha partitë politike që kanë mbajtur tubime zgjedhore
Demokracia
14:47 | 28 Shkurt 2021

Share:

Komuna e Podujevës ka gjobitur të gjitha partitë politike të cilat kanë mbajtur tubime gjatë fushatës zgjedhore, në këtë komunë.

Katër parti politike të cilat kanë mbajtur tubime zgjedhore në Komunë e Podujevës, janë gjobitur nga Inspektorati i kësaj komune, Policia e Kosovës dhe Inspektorët Sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Demokracia.com.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit të Komunës së Podujevës, Ajet Potera, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Potera ka bërë të ditur se janë gjobitur Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) bazuar në ligjin anti-COVID.

“Gjatë fushatës zgjedhore shkurt 2021 në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Inspeksionit të Podujevës së bashku me Policinë e Kosovës në Podujevë dhe Inspektorët Sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë kemi shqiptuar gjoba për shkeljet e masave anti-COVID-19”, shkruan Potera.

Postimi i plotë i Poterës, pa ndërhyre:

Gjatë fushatës zgjedhore shkurt 2021 në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Inspeksionit të Podujevës së bashku me Policinë e Kosovës në Podujevë dhe Inspektorët Sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë kemi shqiptuar gjoba për shkeljet e masave anti COVID-19 (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS /Nr.3/25 GUSHT 2020, PRISHTINË – LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS- Neni 25), gjatë tubimeve elektorale për gjitha subjektet politike, për;

-Lëvizjen VETËVENDOSJE! (LVV)

-Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)

-Partinë Demokratike të Kosovës (PDK)

-Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/AjetPotera2017/posts/2926835414236909

Të ngjashme