Lajme
Inspektorati i Punës i del krah qeverisë: BSPK-ja nuk e zbatoi nenin 8 të ligjit për greva
Demokracia
21:44 | 01 Shtator 2022

Share:

Inspektorati i Punës i ka dalë krah qeverisë sa i përket çështjes së grevës.

Përmes një komunikate dërguar në lajmet qendrore të RTK-së, Inspektorati ka thënë se BSPK-ja nuk e zbatoi nenin 8 të ligjit për greva.

Tutje thuhet se ky nen u thye në momentin kur BSPK-ja nuk i njoftoi të gjithë punëdhënësit siç i obligon kjo dispozitë.

“Nuk është zbatuar neni 8 i ligjit për greva. BSPK-ja nuk i ka njoftuar të gjithë punëdhënësit siç e obligon kjo dispozitë. Po ashtu kontestuese është edhe kompetenca e njoftimit, sepse bazuar në dispozitën e nenit 8 të ligjit për greva, pra paragrafi i parë i këtij neni, njoftimin për grevë duhet ta bëjë Këshilli Grevist dhe jo siç ka njoftuar BSPK-ja në shkresat e saj ku është nënshkruar edhe kryetari i sindikatës dhe kryetari i këshillit drejtues, sepse sipas kësaj dispozite, grevistët i përfaqëson vetëm Këshilli Grevist. Nuk është zbatuar dispozita e nenit 17, sepse BSPK-ja nuk ka prezantuar dëshmi se ka marrë veprimet e nevojshme për organizimin e shërbimeve të rëndësisë jetike”, thuhej mes tjerash në këtë konstatim.

Të ngjashme