Lajme
Inspektorati i Policisë dyshon se ka polic që kanë shpërndarë informata gjatë aksioneve në veri
Demokracia
20:52 | 29 Janar 2022

Share:

Është vetëm një nga aksionet e Policisë së Kosovës të zhvilluara  së bashku me Doganën e Kosovës  në Mitrovicën e Veriut.

E para se të ndërmerreshin aksione të Policisë në atë pjesë, ka ndodhur që të rrjedhin  informacione nga persona që ende nuk janë bërë të ditur për institucionet e Kosovës.

Kushtrim Hodaj, kryeshef ekzekutiv i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, dyshon se këto informacione po dalin pasi para zhvillimit të aksioneve në atë pjesë, po përfshihen agjenci të ndryshme të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

“Dyshojmë që ka pasur rrjedhje të informacioneve për shkak se në momentin që ka arritur Policia në lokacione ku kanë qenë të destinuar të bastisen del që informacionet kanë qenë të personat e dyshuar dhe nuk është arritur të gjenden në vendin e caktuar”, thotë ai.

Ky institucion tashmë ka marrë ngjyrën e gjelbër nga Prokuroria e Shtetit për të filluar hetimet ndaj zyrtarëve policorë që dyshohen për shpërndarje të informacioneve.

“Ne kemi filluar disa hetime kemi marrë disa autorizime prej prokurorëve që të zhvillojmë hetime në drejtim të zbulimit se kush i ka nxjerrë këto informacione, sigurisht mundë të ketë zyrtarë të informuar në shpërndarje të informacioneve”, shton Hodaj.

Inspektorati Policor ka vazhduar të marrë masa disiplinore ndaj policëve që kanë thyer rregullat zyrtare.

“Deri në vitin që shkoj ne kemi pranuar një numër jashtëzakonisht të madh të ankesave ku është afër 30% më i lartë  se sa viti paraprakë kemi pranu mbi 2 mijë ankesa”.

Gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Policisë së Kosovës ka pasur zyrtarë policorë që janë përjashtuar nga puna për keqpërdorim të detyrës zyrtare. /RTK/

Të ngjashme