Lajme
Inspektorati i Mitrovicës V. shkon t’ia dërgojë vendimin palës serbe për shtyrje të vendimit – e gjen derën mbyllur
Demokracia
16:13 | 25 Gusht 2023

Share:

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Fatir Berzati, së bashku me zyrtarë të tjerë komunal si dhe qendror, kanë shkuar për t’ia dërguar vendimin palës serbe, për shtyrjen e afatit për lirimin e objektit.

Por, të njëjtit e gjetën derën mbyllur, edhe u kthyen prapë në komunë, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, sot Komuna e Mitrovicës së Veriut, sot, ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në Lagjen e Boshnjakëve, e cila shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga vet kryetari i kësaj komune, Erden Atiq.

“Shtyhet afati për dy javë. Sot inspekcioni shkon dhe do ua kumtojë informacioni që shtyhet për dy javë, ose 14 ditë”, është shprehur Atiq.

Të ngjashme