Lajme
Inspektorati i Arsimit e policia largohen nga çerdhja ku dyshohet se u sulmua 3-vjeçari
Demokracia
10:55 | 19 Shtator 2023

Share:

Kanë përfunduar hetimet në hapësirat e çerdhes “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, ku dyshohet se një 3-vjeçar u dhunua fizikisht nga edukatoret.

Në hapësirat e çerdhes publike “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë qëndruan policia, prokuroria, zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale dhe Inspektorati i Arsimit.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila paralajmëroi masa posa të merret raporti nga Inspektorati i Arsimit, njofton KlanKosova.tv.

Të ngjashme