Lajme
Inspekcioni në Prishtinë tregon se sa gjoba ua shqiptoi secilës parti për shkelje të masave anti-Covid
Demokracia
22:38 | 12 Shkurt 2021

Share:

Drejtori i Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka treguar se sa gjoba janë shqiptuar për partitë politike përgjatë fushatës zgjedhore.

Tahiri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjithsej janë shqiptuar 20 gjoba, përcjell Demokracia.com.

“Si rrjethojë, janë shqiptuar 20 gjoba, si në vijim: 7 VV; 5 LDK; 3 PDK; 3 AAK; 1 NISMA; 1 AKR. Gjobat që nuk paguhen brenda afateve të legjislacionit për kundërvajtje, shkojnë në procedurë të përmbarimit.”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë:

Me gjasë, këto janë pesë gjobat e fundit të kësaj fushate…

ASKUSH MBI LIGJIN!

Siç e keni parë, javëve të fundit, shkeljet më të mëdha të ligjit dhe vendimeve qeveritare u bën nga vet ata që i kanë aprovuar ato – pra ligjvënësit dhe qeveritarët. Shëndeti publik, nga tema kryesore ra në temë dytësore – për reklamë, fushatë, e ndonjë votë më tepër…

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës, ashtu siç ka premtuar në fillim të këtij viti, ka gjobitur secilin subjekt për secilin tubim ku janë shkelur masat brenda territorit të Kryeqytetit.

Si rrjethojë, janë shqiptuar 20 gjoba, si në vijim: 7 VV; 5 LDK; 3 PDK; 3 AAK; 1 NISMA; 1 AKR. Gjobat që nuk paguhen brenda afateve të legjislacionit për kundërvajtje, shkojnë në procedurë të përmbarimit.

Falënderoj Inspektorët e Rendit Komunal për këtë angazhim shtesë, dhe për përkushtimin e treguar gjatë këtyre ditëve. Të drejtë e të paanshëm, pavarësisht bindjeve politike!

Falënderoj Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe ofrimin e fakteve nga vendi i ngjarjes, sa herë ka qenë e nevojshme!./Demokracia.com/

Me gjasë, këto janë pesë gjobat e fundit të kësaj fushate…

ASKUSH MBI LIGJIN!

Siç e keni parë, javëve të fundit,…

Posted by Adonis Tahiri on Friday, February 12, 2021

Të ngjashme