Lajme
Inspekcioni liron hapësirat publike në Parkun e Qytetit që shfrytëzoheshin nga lokalet e gastronomisë
Demokracia
16:31 | 05 Maj 2023

Share:

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se ka liruar sot hapësirat publike në Parkun e Qytetit, të cilat shfrytëzoheshin nga disa lokale të gatronomisë të cilat veprojnë në afërsi të parkut.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Inspekcioni ka bërë me dije se janë rikthyer rrethojat e dëmtuara e të larguara të Parkut të cilat kishin për qëllim mbrojtjen e hapësirave të parkut nga uzurpimi dhe dëmtimi.

“Në ndërkohë në këto hapësira të dëmtuara sërish do të rikthehen hapësirat e gjelbra dhe Parku do të vazhdojë të mbetet destinacion i bukur dhe i pastër për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme