Lajme
Inspekcioni dënon për herë të dytë LDK-në me 2000 euro
Demokracia
17:16 | 20 Janar 2021

Share:

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se kanë dënuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me 2 mijë euro, për herë të dytë

Sipas Tahirit, LDK-ja është gjobitur për shkak të shkeljes së ligjit anti-Covid dhe masave që janë në fuqi, raporton Demokracia.com

“Askush mbi ligjin! Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi. Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Bazuar në Ligjin anti-Covid ndalohet çdo grumbullim i më shumë se pesë personave në hapësira të mbyllura. /Demokracia.com

https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10224432151493970

 

Të ngjashme