Sonte dy kombëtaret shqiptare, Shqipëria e Kosova luajnë ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për ‘EURO 2024’.
Vëmendja më e madhe do të jetë në “Air Albania” për shkak se Shqipëria ka mundësi reale që sonte ta vulos kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2024, nëse e mposhtë Çekinë, shkruan Demokracia.com
Kosova tashmë gjasat i ka tejet të vogla dhe më shumë do jetë paraqitje për prestigjë ndeshja kundër Andorrës.
Përkundër kësaj, kryeministri Albin Kurti e ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku nuk i kanë dhënë përkrahje as me postime në Facebook kombëtares së Kosovës.
Kështu duke dëshmuar se ata e duan kombëtaren e Kosovës veç kur ka sukses dhe kur iu sjell ‘like’.
Kurti lëre që nuk i dha përkrahje Kosovës, ai udhëtoi drejt Tiranës për të shikuar ndeshjen e Shqipërisë, duke e injoruar totalisht “Dardanët” që duket se nuk e kanë përkrahjen e shtetit./Demokracia.com/