Lajme
“Injorancë, deluzion” – Çitaku çuditet me postimin e këshilltarit të Kurtit
Demokracia
10:18 | 19 Gusht 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar në një postim Hysamedin Ferajt, këshilltarit të kryeministrit Kurti i cili dje në një postim u lëshua në konkluza në lidhje me takimin e të parit të Qeverisë me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Çitaku, deklaratat e Ferajt i ka quajtur injorancë.

“Ka pasë thanë një i ditur para shumë kohe, gjithësia edhe ndoshta ka fund, po injoranca e njeriut është definitivisht e pafund”, ka shkruar Çitaku për Ferajn.

Reagimi i Çitakut erdhi pasi Feraj postoi fotografinë nga konferenca e Kurtit me Stoltenberg, e në të cilën tha se prapa Kurtit qëndron flamuri i NATO-s, e prapa Vuçiqit, në takimin tjetër, qëndron ai i Serbisë.

Sipas tij, kjo tregon se Stoltenberg e Kurti janë më flamur të përbashkët, e Vuçiq me flamur të vetmuar.

Tutje, në një koment të radhës, nënkryetarja e PDK-së ka treguar se mosvendosja e flamurit të Kosovës në konferencë me Kurtin, ka të bëjë me faktin se katër shtete anëtare të NATO-S nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme