Sport
Inicohet procedurë disiplinore ndaj Eroll Salihut, drejtorit të Dritës e Drenicës
Demokracia
16:29 | 12 Prill 2022

Share:

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj përfaqësuesit të lartë ligjor të FFK-së, Eroll Salihut, drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit e drejtorit sportiv të Drenicës, Taulant Dajakut.

Sipas njoftimit, që të tre kanë akuzuar, dezinformuar dhe ofenduar organet e FFK-së, shkruan Demokracia.com.

“Inicim disiplinor ndaj: Përfaqësuesit të lartë ligjor të FFK-së, Eroll Salihu. MOTIVI: Në prononcimin për media shpif, nënçmon, dezinformon dhe diskrediton organet e FFK-së dhe ato të UEFA-s. Sipas xhirime televizive”.

“Inicim disiplinor ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drita” Valon Zymberi. MOTIVI: Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive”.

“Inicim disiplinor ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drenica”, Taulant Dajaku. MOTIVI: Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive”, thuhet në njoftimin e FFK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme