Lajme
Iniciohen tri raste të ndryshme për dy video të postuara në rrjete sociale
Demokracia
22:41 | 11 Janar 2022

Share:

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot kanë sekuestruar një armë zjarri AK-47, në Tërrnavë të Podujevës.

Operacioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, nga ana e hetuesve të cilët kanë identifikuar lokacionin dhe personin e dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri.

Po në të njëjtin lokacion, hetuesit e stacionit të Podujevës, për një rast tjetër kanë shoqëruar më datën 4 janar 2022, një person të dyshuar, për një video tjetër të postuar ku shihen fëmijë duke vozitur një veturë.

Përderisa hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në stacionin e Podujevës janë iniciuar dy raste shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe një mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Të ngjashme