ShowBiz
“Influencueset dalin pa asnjë pare nga shtëpia” – Elsa Tolaj jep përgjigjje në Shok Podcast
Demokracia
14:54 | 29 Tetor 2024

Share:

Influencerja, Elsa Tolaj, ishte e ftuar në episodin e fundit të “Shok Podcast” nga Fis Juniku, ku diskutohej për sfidat dhe përfitimet si influencuese.

Një nga temat kryesore ishte perceptimi se influencueset shpesh kanë gjithçka falas dhe se nuk duhet të paguajnë për asgjë.

Fisi donte të dinte më shumë, duke pyetur: “A është e vërtetë që ju, blogeret dhe influenceret, dilni pa para nga shtëpia?”.

Foto: Screenshot/YouTube

Elsa u përgjigj duke thënë: “Është e vërtetë deri në një pikë, por edhe s’është e vërtetë. Ne marrim rroba dhe aksesorë falas, por përsëri duhet të blejmë gjëra të tjera për të krijuar një pamje më interesante që tërheq njerëzit.”

Fisi gjithashtu theksoi nevojën për investime si kamerat për të cilat Elsa e pranoi si të rëndësishme.

Ajo theksoi se pa një telefon të mirë, nuk mund të funksionosh si influencer, duke e bërë të qartë se edhe pse disa gjëra mund të jenë falas, investimet personale janë gjithashtu të nevojshme për të pasur sukses në këtë fushë.  

Të ngjashme