YouTuber-ja Wizard Liz e ka lënë Landon Nickerson pasi mësoi se ai po e tradhtonte, ndërsa është shtatzënë dhe i premtoi se do të shiste unazën e fejesës prej 90 mijë eurosh me të cilën i propozoi martesë.
26 vjeçarja ashtu sikurse dhe Nickerson, 23 vjeç, kanë një numër të konsiderueshëm ndjekësish në platformën e transmetimit: Ajo ka 8 milionë, ndërsa ai ka 2.99 milionë.
Liz zbuloi të martën se çifti ishte ndarë si rezultat i një mesazhi sekret në ‘Snapchat’, ku Landon kishte folur me një grua, që rezultoi më pas të ishte një fanse.
Gruaja më pas i rrëfeu për bisedat shoqes së Lizit, gjë që çoi në ndarje.
Ajo tha se ishte e habitur kur mësoi për tradhtinë e tij – “Ai shkroi një libër të tërë për sa shumë më do”, vuri në dukje ajo – pasi së fundmi kishin bërë një udhëtim romantik në Londër.
Çifti njoftoi fejesën e tyre vjeshtën e kaluar me një seri postimesh në Instagram duke paralajmëruar dasmën e tyre të afërt.
Nickerson tha në atë kohë: “Nuk kam qenë kurrë më i lumtur, faleminderit Zot”.