Lajme
Inflacioni në eurozonë në nivel të ri historik
Demokracia
13:28 | 01 Prill 2022

Share:

Sipas Eurostat, norma e inflacionit në eurozonë arriti një nivel të ri në mars, në 7,5 përqind nga viti në vit.

Kjo pasi lufta në Ukrainë ka përshpejtuar më tej rritjen e çmimeve të energjisë.

Në shkurt, inflacioni arriti në 5,9 përqind për 19 vendet që kanë adoptuar monedhën e përbashkët, çka përbën nivelin më të lartë të regjistruar nga zyra evropiane e statistikave që nga fillimi i këtij treguesi, në janar 1997, shkruan ATSH.

Inflacioni ka arritur një nivel të ri historik çdo muaj që nga nëntori.

Të ngjashme