Lajme
Inflacioni i Eurozonës lehtësohet: Çfarë ndikimi do të ketë në normat e interesit?
Demokracia
13:59 | 18 Prill 2024

Share:

Tendencat e fundit në inflacionin e Eurozonës, duke përfshirë zhvendosjet në komponentët kryesorë, ndryshimet midis vendeve anëtare – dhe pritshmëritë e tregut, në lidhje me uljet e normave të BQE.

Në mars 2024, inflacioni në Eurozonë, ra nga 2.6% në 2.4%, duke shënuar nivelin më të ulët të katër muajve dhe duke konfirmuar të dhënat paraprake.

Komponentët kryesorë, që kontribuojnë në inflacion, ndryshojnë. Në muajin mars, shërbimet patën rritjen më të lartë vjetore, 4.0%. Pas kësaj, ushqimi, alkooli dhe duhani, shënuan një normë prej 2.7%, nga 3.9%, që ishte një muaj më parë.

Mallrat industriale joenergjetike, u rritën me 1.1%, rënie nga 1.6% në shkurt, ndërsa çmimet e energjisë, pësuan rënie prej 1.8%, më e vogël se se rënia e shkurtit -3.7%.

Komponentët kryesorë të inflacionit të Eurozonës

Në Eurozonë, inflacioni përcaktohet nga mesatarja e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK). Megjithatë, komponentët kryesorë, që kontribuojnë në inflacion, ndryshojnë në rëndësi.

Në vitin 2024, shërbimet përbëjnë pjesën më të madhe, duke zënë rreth 44.9% të shpenzimeve të familjeve në Eurozonë, të ndjekura nga afër nga mallrat industriale joenergjetike, me rreth 25.7%.

Ushqimi, alkooli dhe duhani, si dhe energjia, përfaqësojnë përkatësisht 19.5% dhe 9.9%. Pavarësisht pjesës më të vogël të shpenzimeve, çmimet e tyre mund të luhaten ndjeshëm, duke pasur ndikim të konsiderueshëm në inflacionin e përgjithshëm.


Dallimet midis vendeve të Eurozonës

Në zonën e euros, normat e inflacionit mund të ndryshojnë midis vendeve, për shkak të ngjarjeve specifike, modeleve të ndryshme të tregtisë dhe konsumit dhe sistemeve të ndryshme financiare, sipas Bankës Qendrore Europiane.

Kroacia (4.9%), Austria (4.2%), Estonia (4.1%) dhe Belgjika (3.8%), patën normat më të larta vjetore të inflacionit, ndërsa Lituania (0.3%), Finlanda (0.7%), Letonia (1%), dhe Italia (1.3%), përjetuan më të ulëtat.

Duke përjashtuar artikujt ushqimorë dhe energjitikë, norma e inflacionit bazë në muajin mars, ra nga 3.1% në 2.9%, duke arritur pikën më të ulët në dy vjet.

Si mund të ndryshojë kjo drejtimin e Bankës Qendrore Europiane?

“Nëse vlerësimi ynë i përditësuar i perspektivës së inflacionit, dinamika e inflacionit themelor dhe fuqia e transmetimit të politikës monetare, do të rrisnin më tej besimin tonë, se inflacioni po konvergjon drejt objektivit tonë, në mënyrë të qëndrueshme, atëherë do të ishte e përshtatshme të reduktohej niveli aktual i të kufizimit të politikës monetare”, tha presidentja e BQE-së Christine Lagarde.

Lagarde gjithashtu, mbajti një qëndrim neutral, duke shtyrë çdo vendim për në qershor, kur do të ketë “shumë më shumë informacion”. Ajo u shpreh, se ndërsa “pak anëtarë”, ishin gati për një ulje të normës në prill, konsensusi midis anëtarëve, ishte që të vepronin mbi bazën takim pas takimi, pa angazhime të parakohshme për ndonjë ndryshim të normës.

Kështu, të dhënat e inflacionit të publikuara sot, do të monitorohen nga afër nga Lagarde dhe ekipi i saj, ndërsa ata konsiderojnë lëvizjen e ardhshme të politikës monetare të BQE. / Euronews

Të ngjashme