Lajme
Inflacioni i Eurozonës bie në 2.4% në mars
Demokracia
21:36 | 03 Prill 2024

Share:

Shifra më e ulët se sa pritej, forcon pritjet për uljen e normave të interesit të BQE-së deri në verë.

Inflacioni i Eurozonës, ra në 2.4 % në mars, shifër më e ulët se parashikimi, duke forcuar pritshmëritë se Banka Qendrore Europiane, do të ulë normat e interesit deri në verë.

Ngadalësimi i rritjes vjetore të çmimeve të konsumit, nga 2.6 % një muaj më parë, reflektoi rritje më të vogla të çmimeve të ushqimeve dhe mallrave, të cilat kompensuan çmimet e qëndrueshme të shërbimeve. Ekonomistët kishin parashikuar një vlerë 2.5 % për muajin mars.

Lehtësimi i krizës së kostos së jetesës në rajon, do të mirëpritet nga BQE, e cila mblidhet javën e ardhshme, për të diskutuar se sa shpejt do të lirohet politika monetare.

Takimi i bankës do të jetë më 11 prill, por ulja e parë e kostove të huamarrjes, nuk pritet deri në qershor, pavarësisht seekonomi nuk po rritet.

Inflacioni i ushqimeve, ra në 2.7% nga 3.9%, dhe çmimet e energjisë ranë me 1.8%. Inflacioni vjetor, ra në 2.3% në Gjermani nga 2.7% një muaj më parë dhe në 2.4% në Francë nga 3.2%. Të dhënat nga Gjermania – ekonomia më e madhe e Europës – “sjellin pak lehtësim për BQE-në”, tha Carsten Brzeski, kreu global i makro në ING.

Por, çmimet për shërbimet, të cilat përfshijnë gjithçka, nga biletat e kinemasë, deri te kujdesi mjekësor, janë ende të larta.

BQE gjithashtu, do të dëshirojë të rishikojë shifrat më të fundit për rritjen e pagave.

Rezerva Federale e SHBA gjithashtu, pritet të ulë normat më vonë këtë vit. Zyrtarët e Fed, kanë bërë tre ulje të normave, edhe pse rënia e inflacionit atje është ngadalësuar.

Në Europë, inflacioni u rrit në një nivel rekord, prej 10.6% në tetor 2022, pasi Rusia ndërpreu pjesën më të madhe të gazit natyror në kontinent, për shkak të luftës në Ukrainë, duke çuar në rritje çmimet e energjisë dhe duke shkaktuar një krizë të kostos së jetesës.

Së bashku me humbjen e atij furnizimi të përballueshëm të gazit, të nevojshëm për ngrohjen e shtëpive, gjenerimin e energjisë elektrike dhe fabrikat e energjisë, rikthimi nga pandemia, tendosi gjithashtu zinxhirët e furnizimit, duke ndikuar në rritjen e inflacionit.

Këto presione mbi çmimet janë zbutur, por tani punëtorët, po bëjnë presion për paga më të larta, për të kompensuar humbjen e fuqisë blerëse. Kjo ka ngadalësuar rënien e inflacionit dhe ka bërë që, BQE të tregojë kujdes për uljen e shpejt të normave të interesit.

BQE e rriti me shpejtësi normën bazë, nga minus 0.5% në një rekord prej 4%, midis korrikut 2022 dhe shtatorit 2023. Rritja e normave të interesit, lufton inflacionin, duke e bërë kredinë për blerje më të shtrenjtë, duke ulur shpenzimet dhe duke lehtësuar presionin mbi çmimet.

Por, rritja e normave, gjithashtu mund të pengojë rritjen ekonomike dhe fokusi tani, është kthyer te kur BQE, do të shpallë fitoren mbi inflacionin dhe do të fillojë të ulë normat, për të mbështetur ekonominë e bllokuar. Ngadalësimi, erdhi pasi inflacioni ndikoi në zbrazjes e xhepave të fuqisë blerëse të konsumatorëve dhe në fillimin e rritjes së normave.

Ekonomia e Eurozonës, nuk u rrit në tre muajt e fundit të vitit 2023 dhe shifrat, për tre muajt e parë të këtij viti, do të dalin më 30 prill. / FT

Të ngjashme