Auto&Tech
Infinix bashkëpunon me JBL për të akorduar tingullin e serisë së ardhshme Note
Demokracia
09:34 | 07 Janar 2023

Share:

Vitin e kaluar Infinix njoftoi sistemin e tij të karikimit 180W, zhvilloi një dizajn të ri të “dhomës së avullit” dhe nxori telefonin e tij të parë me një kamerë 200 MP.

Kompania po fillon vitin 2023 duke u fokusuar në cilësinë audio të telefonave të saj.

Infinix ka kontaktuar ekspertët në JBL për ndihmë. Gjenerata e ardhshme e serisë Infinix Note do të shfaqë një sistem zëri të akorduar nga JBL, raporton GSM Arena.

Tani për tani nuk dihet se nëse linjat e tjera të produkteve do të marrin audio të përmirësuar.

Telefonat e parë Infinix Note me tingull JBL do të dalin në treg në maj, transmeton Telegrafi.

Pajisjet janë ende në fazën e prototipit – por ju mund ta shihni një të tillë nëse kaloni pranë ekspozitës JBL në CES.

Të ngjashme
Auto&Tech • 19 Maj 2025