Lajme
Infektologu Sadiku: Shtrëngimi i masave anti-COVID do të jetë i dëmshëm për shëndetin mendor
Demokracia
19:04 | 01 Mars 2021

Share:

Infektologu i Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka thënë se situata me COVID-19 po vazhdon të jetë shumë problematike.

Sadiku ka thënë se qytetarët duhet të respektojnë masat mbrojtëse antiCOVID në mënyrë që të mos kthehen masat shtrënguese.

“Në njërën anë kemi luftën për të shtuar numrin e të vaksinuarve i cili po has në shumë vështirësi dhe në disa shtete kemi pasur rritjen e rasteve të reja dhe disa shtete të cilat i kanë rritur masat shtrënguese”, ka thënë ai.

Infektologu ka pohuar se shtrëngimi i masave anti-COVID do të ishte e dëmshme edhe për shëndetin mendor dhe jo vetëm për zhvillimin ekonomik.

“Duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk ka filluar vaksinimi dhe duke pasur parasysh se kemi pasur rritje të rasteve javën e fundit do të duhet që të vazhdoj respektimi i masave parandaluese me qëllim që të mos kthehen masat shtrënguese të cilat do të ishin të dëmshme edhe për shëndetin mendor dhe jo vetëm, edhe për zhvillimin ekonomik”, ka shkruar ai në Facebook.

Sadiku ka pohuar se qytetarët duhet kontribuojnë në parandalimin e rritjes së rasteve të reja.

Postimi i plotë i Sadikut, pa ndërhyrje:

COVID-19

Situata me COVID-19 po vazhdon të jetë shumë problematike.

Në njërën anë kemi luftën për të shtuar numrin e të  vaskinuarëve i cili po has në shumë vështërsi dhe

Në daia shtete kemi pasur  rritjen e rasteve të reja dhe disa shtete të cilat i kanë rritur masat shtêrnguese.

Duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk ka filluar  vaksinimi  dhe  duke pasur parasysh se kemi pasur rritje të rasteve javën e fundit do të duhet që të vazhdoj respektimi i masave parandaluese  me qëllim që të mos kthehen masat shtërnguese të cilat do të ishin të dëmshme edhe për shëndetin mendor  dhe jo vetëm,edhe për zhvillimin ekonomik.

Prandaj  duhet secili nga të kontribojmë  në parandalimin e rritjes se rasteve të reja duke :

✅Përdor maskën,

✅Mbajtje distancën

✅Mbaje higjenën personale

Ne kemi ditur që me sjellen tonë të kontribojmë në zvogëlimin e rasteve të reja me COVID 19, sepse ashtu shpëtojmë jetë  dhe kontribojmë në zhvilim ekonomik.

#nemundemi . /Demokracia.com/

COVID-19

Situata me COVID-19 po vazhdon të jetë shumë problematike.
Në njërën anë kemi luftën për të shtuar numrin e…

Posted by Izet Sadiku on E hënë, 1 Mars 2021

Të ngjashme