Infektologu kosovar, Hamdi Ramadani ka thënë se vaksinimi pa test paraprak për Covid-19, mund të shkaktojë probleme shëndetësore tek ata që mund të jenë pozitiv me këtë virus.
Kështu deklaroi ai për RTK-në, ku mes tjerash tha se nëse bëhet vaksinimi pa test, rreziku është që të shkaktohen komplikime apo efekte anësore, përcjell Demokracia.com.
“Nëse bëhet vaksinimi pa këto masa, domethënë teste, për organizmin qoftë me simptome ose pa simptome, nëse s’kemi teste molekulare, nuk kemi teste serologjike atëherë, rreziku, mundësia është e madhe që në një organizëm që është me Covid-19 pozitiv pa simptome dhe shenja klinike të vendoset edhe vaksinimi, që ju e dini se është një virus por i zbutur, në këtë situatë mund të paraqiten ato që quhen komplikime të rënda ose efekte anësore të papritura dhe padëmshme”, tha Ramadani.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/441345036956001
Ndërkaq, mjeku Fahri Beqa i cili punon në Gjermani, ka thënë se testi nuk kërkohet as atje në momentin që kryhet vaksinimi.
Por, ai ka bërë të ditur se personit i cili vaksinohet, i merret anamneza, nëse ka pasur simptoma 14 ditët e fundit dhe para vaksinimit personit i matet temperatura.
Ndryshe, në Kosovë gjatë kësaj jave ka nisur vaksinimi i personave në moshën mbi 85 vjeçare, derisa fillimisht u vaksinua një pjesë e madhe e stafit shëndetësor./Demokracia.com/