Lajme
Infektohen edhe 7 persona me koronavirus, vdes një tjetër
Demokracia
14:59 | 13 Qershor 2021

Share:

7 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, derisa ka vdekur një tjetër.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për media, përcjell Demokracia.com.

Ndëkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 1900 vaksina, kurse në total janë dhënë mbi 98 mijë doza.

Njoftimi i plotë:

13 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

Nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894.

Në total numri i rasteve aktive është 434.

/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2014407442050166

Të ngjashme