Sport
Infantino vazhdon mbështetjen për futbollin kosovar
Demokracia
14:53 | 12 Shkurt 2021

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë qëndrimit në Doha të Katarit ka zhvilluar një takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, transmeton Demokracia.com.

Ai ka thënë se gjatë takimit ka gjetur një mbështetje të madhe të numrin një të FIFA-s për futbollin kosovar.

“Gjatë bashkëbisedimit numri një i FIFA-s si gjithherë tregoi afërsinë me presidentin Ademi dhe përkushtimin e tij për FFK-në, duke u interesuar deri në detaje për aktivitetin e FFK-së, veçmas në këtë periudhë të vështirë të pandemisë. Infantino edhe një herë shprehu respektin maksimal për komunitetin e futbollit në Kosovë dhe ofroi mbështetje për FFK-në”, thuhet në njoftimin e FFK-së, përcjell Demokracia.com.

Të dy presidentët shprehën shpresën që së shpejti do të tejkalohet sfida globale me pandeminë Covid-19 dhe të gjithë do t’i rikthehen normalitetit dhe spektaklit në stadiumet e futbollit.

Të kujtojmë se Kosova në muajin mars fillon kampanjën e eliminatoreve për Kampionatin Botëror me shpresë se deri atëherë do të gjendet një zgjidhje dhe “Dardanëve”do tu mundësohet rikthimi në stadiume. /Demokracia.com

Të ngjashme