Lajme
Indira Mujaj rikthehet në vendin e punës në Policinë e Kosovës, ishte përjashtuar për shkak të shamisë
Demokracia
20:05 | 01 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Indira Mujaj ishte përjashtuar nga Policia e Kosovës para shtatë viteve, për shkak të shamisë.

Gjykata Themelore e ktheu atë në punë si shërbyese civile para dy vjetësh. Por kundër këtij vendimi ishte Ministria e Punëve të Brendshme, e cila bëri edhe ankesë, përcjell Demokracia.com.

Megjithatë, avokati i saj, Muhamet Mujaj, sot ka treguar se çështja shkoi në Gjykatën e Apelit që është një shkallë më e lartë, me ç’rast Apeli e rrëzoi ankesën e MPB.

“Përveq rasteve civile që po del se jemi diskriminuar, institucionet tona duhet të ngrisin edhe raste penale ku përgjegjësit që diskriminojnë dhe fyejnë identitetin fetar të dënohen, si ishte rasti makaber dhe i neveritshëm në Gjakovë”, ka thënë ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Mujajt:

Në natën e Ramazanit një lajm i mirë për të gjithë agjeruesit.
Duke mos dashur me e lodh opinionin me shumë lexim, po ju them se shteti ligjor po ndërtohet. Edhe gjyqtarët e kanë kuptuar se diskriminimi në baza fetare nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Pas një viti e katër muaj ne kemi pranuar aktgjykimin nga Gjykata e Apelit ku ka vërtetuar kthimin në vendin e punës të punonjëses me shami Indira Mujaj.

Përveq rasteve civile që po del se jemi diskriminuar, institucionet tona duhet të ngrisin edhe raste penale ku përgjegjësit që diskriminojnë dhe fyejnë identitetin fetar të dënohen, si ishte rasti makaber dhe i neveritshëm në Gjakovë.

Shamia është vlerë e kombit shqiptar, nuk mund ta ndalni./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 11 Maj 2025