ShowBiz
India thotë se mbështetja e Rihanna-s për protestat e fermerëve është ‘e papërgjegjshme’
Demokracia
10:39 | 03 Shkurt 2021

Share:

India ka akuzuar “individë të huaj” dhe njerëz të famshëm për “sensacionalizëm” pasi një postim nga ylli i pop-it Rihanna, duke u dhënë mbështetje fermerëve protestues, tërhoqi vëmendjen globale.

Disa orë pas postimit të këngëtares, aktivistja adoleshente për klimën Greta Thunberg dhe mbesa e nënkryetares të SHBA Meena Harris gjithashtu postuan në Twitter mbështetje për fermerët.

Tweet-et e tyre të shpërndara gjerësisht u bënë virale, duke marrë mijëra përgjigje.

Fermerët kanë protestuar në kufijtë e Delhit kundër ligjeve të reja të fermave.

“Tundimi i hashtags dhe komenteve të bujshme të mediave sociale, veçanërisht kur drejtohet nga të famshëm dhe të tjerë, nuk është as i saktë dhe as i përgjegjshëm,” deklaroi ministiria e punëve të jashtme të Indisë.

Postimi i Rihanna-s të martën lidhet me një lajm për bllokadën në internet në vendet e protestës.

India pezulloi shërbimet e internetit në telefonat mobil në tre zona përreth kryeqytetit, Delhi, ku dhjetëra mijëra fermerë po bëjnë kampe për të protestuar kundër ligjeve të reja.

Qeveria tha se mbyllja ishte për të “ruajtur sigurinë publike”.

Kishte shumë që kritikuan këngëtaren për mbështetjen e protestave kundër ligjeve që janë mbrojtur nga qeveria dhe mbështetësit e saj, përfshirë edhe aktoren e Bollywood-it Kangana Ranaut, një mbështetëse e Partisë Bharatiya Janata (BJP) të Kryeministrit Narendra Modi.

“Askush nuk po flet për këtë sepse ata nuk janë fermerë, ata janë terroristë që po përpiqen të ndajnë Indinë,” shkroi ajo duke i’u kundërpërgjigjur këngëtares.

Protesta e fermerëve, tani në muajin e saj të tretë, paraqet sfidën më të madhe me të cilën është përballur Z. Modi. Qeveria e tij BJP ka ofruar të pezullojë ligjet por fermerët duan që ato të shfuqizohen.

Ligjet e diskutueshme të fermave lirojnë rregullat rreth shitjes, çmimit dhe magazinimit të prodhimeve bujqësore të cilat kanë mbrojtur fermerët e Indisë nga tregu i lirë për dekada.

Fermerët kanë frikë se ligjet e reja do të kërcënojnë koncesionet e vjetra – të tilla si çmimet e siguruara – dhe dobësojnë fuqinë e tyre të negociatave, duke i lënë ata të prekshëm nga shfrytëzimi nga ndërmarrjet private. /Demokracia.com

Të ngjashme