Zyrtarët pakistanezë të sigurisë thanë se India lëshoi tre raketa përtej kufirit.
Raketat goditën vende në Kashmirin e administruar nga Pakistani dhe në provincën lindore Punjab të vendit, sipas zyrtarëve pakistanezë.
Ministria indiane e Mbrojtjes tha se kishte synuar “infrastrukturën terroriste” në Pakistan dhe Xhamu dhe Kashmirin e pushtuar nga Pakistani, “nga ku janë planifikuar dhe drejtuar sulme terroriste kundër Indisë”.
Një zëdhënës ushtarak pakistanez tha se vendi do t’u përgjigjet sulmeve.
Në një deklaratë, qeveria indiane thotë se “nëntë vende janë shënjestruar”, transmeton Telegrafi.
“Veprimet tona kanë qenë të fokusuara, të matura dhe jo-përshkallëzuese në natyrë. Asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar. India ka treguar përmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe metodën e ekzekutimit”, thuhet ndër tjera.
Deklarata shton se sulmi u urdhërua pas sulmit vdekjeprurës militant të muajit të kaluar, ndaj turistëve në Kashmirin e administruar nga India.
L’Inde attaque une nouvelle cible au #Pakistan.#India pic.twitter.com/2mUEf8GDOa
— ۞Faïza۞🇨🇵🇩🇿🇪🇭🇵🇸 (@Faiza_etmoi) May 6, 2025
BREAKING: The first clear footage of India bombing Pakistan. pic.twitter.com/OGglvTsJ3f
— Clash Report (@clashreport) May 6, 2025
🚨 #BREAKING: India has just launched a missile strike on Pakistan
Pakistan vows to retaliate
It’s a full-on war now. pic.twitter.com/b04D1t1K2V
— Nick Sortor (@nicksortor) May 6, 2025