Lajme
India dhe Pakistani bien dakord që të respektojnë armëpushimin
Demokracia
23:11 | 25 Shkurt 2021

Share:

India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim përgjatë kufirit të Kashmirit, i konsideruar prej kohësh si një nga kufijtë më të rrezikshëm në botë.

Të dy vendet njoftuan marrëveshjen për një armëpushim në zonën përgjatë të ashtuquajturës Linja e Kontrollit, e cila shënon pikën në të cilën të dy ushtritë qëndrojnë në rajonin e Kashmirit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Marrëveshja e re hyri në fuqi nga mesnata e së mërkurës, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga këto vende.

“Në interes të arritjes së paqes së ndërsjellë të dobishme dhe të qëndrueshme përgjatë kufijve, të dy DGSMO (Drejtorët e Përgjithshëm të Operacioneve Ushtarake) ranë dakord të adresojnë çështjet thelbësore dhe shqetësimet e njëri-tjetrit që kanë prirje të prishin paqen dhe të çojnë në dhunë”, thuhet në deklaratë.

India dhe Pakistani kanë zhvilluar tre luftëra të mëdha, ku në zemër të konflikteve ka qenë kufiri i Kashmirit.

Konflikti për Kashmirin  është kthyer në një nga mosmarrëveshjet më të gjata e më të vështira të botës që nga ndarja e përgjakshme e territorit kolonial në vitin 1947, për të formuar shtetet moderne të Indisë dhe Pakistanit./Demokracia.com

Të ngjashme