Lajme
India dhe Kina zgjidhin mosmarrëveshjen e ‘tensionuar’ kufitare
Demokracia
14:07 | 11 Shkurt 2021

Share:

India dhe Kina kanë rënë dakord që të tërheqin trupat nga zona e liqenit në Himalajet perëndimore.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë ditës së enjte ministri indian i Mbrojtjes, Rajnath Singh shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Bisedimet tona të vazhdueshme me Kinën kanë çuar në marrëveshje për brigjet veriore dhe jugore të liqenit Pangong,” tha ai.

Ndërsa nga Ministria e Mbrojtjes në Kinë kanë thënë se,  trupat e vijës së dytë të frontit nga të dy vendet kanë filluar të tërhiqen gjatë ditës së djeshme.

“Konflikti” filloi në prill të vitit të kaluar kur India tha se, trupat kineze kishin hyrë në anën e saj, ndërsa sipas shtetit kinez trupat e saj po vepronin në zonën e vet dhe akuzoi rojet kufitare të Indisë për veprime provokuese.

India dhe Kina nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për kufirin e tyre të gjatë  prej 3 mijë e 500 kilometra, që nga lufta midis këtyre dy vendeve më 1962. /Demokracia.com/

Të ngjashme