Lajme
India abstenon sërish nga votimi në OKB për Rusinë
Demokracia
07:39 | 08 Prill 2022

Share:

India ka abstenuar sërish nga votimi në OKB për Rusinë.

Ky shtet ka sqaruar pse ishte në mesin e 58 vendeve që abstenuan gjatë votimit të së enjtes në OKB për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, pas vrasjeve në qytetin ukrainas Bucha.

“Që nga fillimi i konfliktit ukrainas, India qenë për paqe, dialog dhe diplomaci. Ne besojmë se asnjë zgjidhje nuk mund të arrihet duke derdhur gjak dhe me çmimin e jetëve të pafajshëm. Nëse India ka zgjedhur një anë, ajo është ana e paqes dhe është për një përfundim të menjëhershëm të dhunës”, thuhet në sqarim.

Ky vend deri më tani ka abstenuar në tetë vota të OKB-së për të censuruar pushtimin rus në Ukrainë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Qëndrimi neutral i Indisë ndaj luftës, në përputhje me politikën e saj të jashtme të gjatë të paangazhuar, është vënë nën presionin e të tjerëve, pasi Perëndimi po rrit sanksionet ekonomike ndaj Rusisë.

Ndryshe, Rusia është furnizuesi më i madh i mbrojtjes së Indisë.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025