Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha sot në “Info Magazine” ka folur rreth rënies e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, të publikuar nga organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”, duke thënë se një gjë e tillë është alarmuese dhe shokuese.
Ai është shprehur se për shkak të fushatës anti-media të qeverisë, askush s’ka pritur përmirësim, por as rënie kaq të madhe.
“Shumë e rëndësishme është gjuha e urrejtjes, degraduese, denigruese që vjen nga Qeveria e Kosovës dhe elementët e saj kundër mediave dhe gazetarëve, që krijon një klimë shumë të vështirë të të bërit gazetari”.
“Është befasuese rënia kaq e madhe. Unë s’kam pritur përmirësim për shkak të asaj çfarë ka ndodhur brenda këtij viti dhe gjithë fushatës së vazhdueshme dhe punës së përditshme anti-media të kësaj qeveria, askush realisht nuk ka mundur të pres përmirësim, por mbase nuk e kemi pritur rënien kaq të madhe”, është shprehur Rexha.